TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për disa prej ish-zyrtarëve që u arrestuan pas operacionit të ndërmarrë në kryeqytet në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Fatbardh Plakun, ish-kryetarin e komunës së Farkës dhe Besnik Fuçinë, ish-kryetarin e komunës Kashar.
Ndërkohë, për Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’, ndërsa ‘arrest në burg’ për Vjollca Hoxhollin. Në kuadër të këtij megaoperacioni u lëshuan 40 urdhër-arreste, ku mes te arrestuarve ka zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues.