TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Kumbulla është një nga futbollistët më të lakuar në këtë merkato të janarit.
Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës dhe pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se është në sezonin debutues në elitën e futbollit italian, sërish ia ka dalë të impresionojë me personalitetin e tij në qendër të mbrojtjes.
Në këtë formë, interesimi për Kumbullën është i madh nga klubet e Serisë A, të cilat e shohin si një element thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Interi duket se është në linjë të parë për shërbimet e shqiptarit, ndërsa aty pas zikaltërve është edhe Fiorentina.
Megjithatë, ai që nuk dorëzohet në këtë garë është drejtori i Lacios, Igli Tare. Tare nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi dhe sipas mediave italiane është duke punuar për të gjetur akordin personal me lojtarin e më pas me klubin e Veronës.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse drejtori i Lacios do ia dalë të triumfojë për shërbimet e Kumbullës dhe të mposhtë konkurrencën e shumë klubeve.