TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike paralajmëron se është duke u përgatitur edhe lirimi i “bosit të krimit të organizuar Arben Grori”.
Lajmin e bëri me dije sot në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
DEKLARATA E PLOTE E GAZMEND BARDHIT
Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.
Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.
Edi Rama dhe Etilda Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?
Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!
Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.