AKTUALITET, 17 Janar 2020, 13:39

Kasijas rikthehet në “skenë”, do të kandidojë për president

Kasijas rikthehet në “skenë”, do të kandidojë


Iker Kasijas është tërhequr nga futbolli i luajtur pas problemeve në zemër, por duket se do të bëjë një hap të madh për të nisur një karrierë të re. Por këtë herë si zyrtar i lartë i qeverisë së futbollit spanjoll.

Media madrilene “Marca”, raporton se Iker Kasijas po mendon seriozisht të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Spanjolle të futbollit. Presidenti aktual është Luis Rubiales, i cili është në krye që nga viti 2018.

Kasijas e mbylli papritur karrierën si futbollist në klubin portugez të Portos. Legjenda madrilene pësoi një atak kardiak dhe përtej përpjekjeve për t’u kthyer në fushë, nuk arriti ta bëjë të mundur.

Gjatë karrierës së tij spanjolli ka fituar gjithçka si me Realin ashtu edhe me Spanjën, ku ishte një element i rëndësishëm në dy titujt rresht si Kampion Europe dhe një Botëror në 2010.