AKTUALITET, 17 Janar 2020, 14:45

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, pranga shqiptarit në Greqi. Në makinë i gjetën…

Policia greke ka sekuestruar sot mbi 14 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u kap në Kostur.

Një automjet që vinte nga kufiri gjelbër nuk iu bind policisë greke, shtoi shpejtësinë dhe me pas u braktis nga drejtuesi, i cili tentoi të largohej me vrap, por u kap pak çaste më vonë. Behet fjale për një shqiptar, 26 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet.

Në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 14 kg e 180 gram marijuanë, 1 celular, 200 euro dhe 1210 lekë shqiptare.