TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës, se ka blerë vota duke përdorur banda kriminale në Durrës. Paraditen e sotme, Basha doli në një konferencë shtypi dhe denoncoi lidhjet e Dakos me bandat në Durrës. Sipas kryetarit të PD-së, kryebashkiaku Dako, ka rënë në rrjetën e përgjimeve nga shërbimet e inteligjencës dhe është kapur duke biseduar me kriminelët blerjen e votave në këmbim të tenderave.
Dako i është përgjigjur kryetarit Basha, me anë të një statusi në facebook, ku e quan opozitën dhe Bashën, "pula të lagura".
Statusi i Dakos:
Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!
E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.
Gjithë të tjerat me kete lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.
/TPZ.AL/