AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 16:15

Pas tri humbjeve, Partizani gjen fitoren në Kukës. Barazim mes Luftëtarit dhe Laçit

Pas tri humbjeve, Partizani gjen fitoren në Kukës. Barazim mes

Pas tri humbjeve rresht, Partizani rigjen fitoren pikërisht atje ku nuk mund të mendohej.

Të kuqtë fituan 2-1 në transfertë ndaj Kukësit duke marrë tri pikë shumë të vlefshme në objektivin e madh për një vend në zonën Europiane.

Kukësi shënoi i pari me anë të një penalltie të realizua nga Guri në minutën e 9-të, por që u protestua fuqishëm nga ana trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova, i cili edhe u përjashtua nga stoli i kuq.

Barazimi 1-1 mban firmën e Jurgen Bardhit, pas krosimit të Trashit nga e djathta nga një goditje dënimi.

[video width="670" height="332" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171120-161938.webm"][/video]

Për të firmosur fitoren mendon Gerhard Progni në minutën e 44-t. Pas një gabimi të mbrojtësit të Kukësit, Albi Alla, Bardhi pasoi te Progni, që e mposhti portierin Frashëri me një goditje të saktë.

[video width="664" height="296" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171120-161655.webm"][/video]

Fraksioni i dytë nuk solli ndryshim rezultati, ndërsa në minutën e 71-të Guri goditi shtyllën pingule për Kukësin.

Takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Partizanit. Kukësi pësoi humbjen e dytë në shtëpi pas asaj me Skënderbeun, po një 2-1.

Po sot, u zhvillua edhe ndeshja midis Luftëtarit dhe Laçit, takim i mbyllur me rezultatin 1-1: Abazaj (2’) shënoi për gjirokastritët, Gjoni (89’) barazoi për kurbinasit.

Pas javës së 11-të, Skënderbeu vazhdon të kryesojë i vetë, me 27 pikë, shtatë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

TPZ.AL