AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 14:33

Basha plas bombën: Vangjush Dako u kap në flagrancë duke blerë vota me grupet kriminale

Basha plas bombën: Vangjush Dako u kap në flagrancë duke
  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim "bombë" nga selia e kësaj partie. Sipas Bashës, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë nga shërbimet inteligjente, duke bërë pazar me grupet kriminale për të blerë vota në zgjedhje.

"Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme në Durrës, ku kërkon të blihen votat.  Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke blerë vota e duke bërë pazar.  Dako i ka premtuar kriminelëve tendera. Këto pazare të ndyra, janë të dokumentuara dhe nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda."

Sipas Bashës, prokurori që po hetonte çështjen, Anton Martini, është larguar pas presioneve të Edi Ramës dhe është zhvendosur në Shkodër, me rritje në detyrë.

"Për këtë arsye ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po hetonte këtë aferë kriminale. Këtu mund të gjendet dhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Visho Ajazit.  Edi Rama është hedhur në sulm për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë.  Anton Martini, u largua me ngritje në detyrë në Shkodër.  Sot i kërkoj, Prokurorit të Përgjithshëm, t'i thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Martini është bërë nën presionin e Edi Ramës" u shpreh shefi i opozitës. 

/TPZ.AL/