AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 16:41

Ballisti bëhet baba, lajmin e merr në burgun e Dubrovnikut

Ballisti bëhet baba, lajmin e merr në burgun e Dubrovnikut

Flamur.

Kështu do të quhet djali i porsaardhur në jetë i Ismail “Ballist” Morinës, si simbolikë e flamurit “Autochtonus” që ia ngriti në Beograd.

Tifozi më i famshëm shqiptar ndodhet në një burg të Dubrovnikut në Kroaci, por lajmi e ka mbushur me gëzim qelinë e tij.

Ballist Morina ndalua nga policia kroate, pas një urdhër arresti të Serbisë dhe ai është në pritje të ekstradimit në Beograd.

Sipas familjarëve djali gëzon shëndet dhe lajmi i ka shkuar së pari Ballistit në qeli.

 

TPZ.AL