AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 12:36

Vizita e Ramës në Athinë, mediat greke: Do të takohet me Mitsotakis. Për çfarë do të diskutojnë


Për dy ditë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Greqi, ku sipas mediave greke do të ketë një takim privat me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në forumin e “Economist” me temë “Evropa:

Përforcimi i kohezionit në një kohë të trazuar”, si kryetar i OSBE.

Por mediat në shtetin helen thonë se Edi Rama dhe Zoran Zaev do të kenë takim të veçantë me kryeministrin grek, ku në qendër të diskutimeve me kryeministrin shqiptar do të jetë çështja e detit.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e pjesëmarrjes më 16 shtator.