AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 11:26

Nuk gjen qetësi sërish Kadastra e Vlorës, ndodhin ndryshime në kupolën drejtuese

Nuk gjen qetësi sërish Kadastra e Vlorës, ndodhin ndryshime


Kadastra e Vlorës nuk po gjen sërish qetësi. Tashmë ndryshimet në këtë agjenci po ndodhin në rang zv. Drejtorësh.

Bëhet e ditur se dy zv. drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra, dhe në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe emërimi i Jonela Dervishajt.

Kujtojmë se që prej 13 korrikut të këtij viti Kadastra e Vlorës drejtohet nga Ani Binaj i cili u prezantua në këtë post nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në dhjetë muaj u ndërruan tetë drejtorë.