AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 12:24

Soreca shkon në Presidencë, takim me Metën

Soreca shkon në Presidencë, takim me Metën


Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Takimi ka nisur prej disa minutash, ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj vizite.

Takimi vjen në nisje të sesionit politik, i cili pritet të jetë me debate nga ana e mazhorancës dhe opozitës.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta dekretoi 25 prillin si datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.