AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 09:29

Mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit në Tepelenë me koronavirus, fillon procesi mësimor

Mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit në Tepelenë me koronavirus,


Një ditë më parë dy anëtarë të stafit të gjimnazit në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitive me Covid.

Abc News raporton se pozitivë me Covid kanë rezultuar mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit.

Sipas informacioneve për shkak të rasteve me Covid, procesi mësimor ka nisur normalisht si në të gjithë vendin.

Gjithashtu një ditë më parë dhjetë mësues në shkollën “Jeronim De Rada”, në Tiranë janë konfirmuar pozitivë me Covid.

Në lidhje me këtë ministria ka bërë me dije se do të jenë në dispozicion një mijë mësues të cilët do të zëvendësojnë kolegët e infektuar.

Ndërkohë kujtojmë se këtë të hënë ka nisur dhe viti i ri shkollor, ku nxënësit dhe mësuesit duhet të respektojnë protokollin e sigurisë për mbrojtje ndaj Covid.