TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse anijet turke janë tërhequr në bazë, qeveria turke mbetet e prerë në qëndrimin ndaj Greqisë në lidhje me Zonën Ekskluzive Ekonomike të ishullit Kastelorizo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltar i Presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin theksoi se Greqia dhe BE nuk duhet të humbin shansin e negociatave me Turqinë.
Sipas mediave turke, Kalin deklaroi se Turqia është në pozicionin që të kushtëzojë palët përmes forcës dhe diplomacisë dhe Greqia apo BE duhet ta dinë këtë.
“Turqia me Presidentin Erdogan është në pozicionin që të mbrojë interesat e saj si me forcë ashtu edhe me diplomaci. As BE dhe as Greqia nuk duhet të humbasin shansin e negociatave”, shkruan Kalin në rrjetet sociale.
Turqia tërhoqi anijen “Oruç Reis” në bazë një ditë më parë duke theksuar se ajo do t’i nënshtrohet një verifikimi teknik, ndërsa qeveria konfirmoi se kështu do t’i jepet një shans edhe negociatave.