AKTUALITET, 14 Shtator 2020, 09:03

Plagoset me thikë përmbaruesi privat në Sarandë, detajet e para


Goditet me thikë një përmbarues privat në Sarandë.

Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.

Ngjarja ndodhi ne Lagjen nr. 1 në Sarandë dhe sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti.

Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të dy apartamenteve, kur është përballur me sulmin. 53 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet.

Përmbaruesi Baftjar Nela