AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 11:44

Vīktīma në spitalin Infektiv, ministria jep detajet për 76 vjeçaren nga Tirana

Vīktīma në spitalin Infektiv, ministria jep detajet për 76


Ministria e Shëndetësisë konfirmon se nuk ka vdekje nga COVID-19 sot në spitalin Infektiv.

Pas publikimit në media të lajmit për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit Infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.