TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndarjes së papritur nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha vlerëson punën e Baxhakut dhe ngushëllon familjen, miqtë dhe të afërmit e tij për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku!
Te dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe njeri prej gazetareve dhe publicisteve te njohur te vendit, Fatos Baxhaku. Fatosi ishte nje nga gazetaret e angazhuar, i cili me perkushtim, aftesi dhe civilitet qendroi ne mbrojtje te interesit publik dhe me shkrimet, publikimet, emisionet televizive kontriboi ne pluralitetin, pavaresine e mediave se dhe kritiken, transparencen e dukurive negative ne shoqerine tone.
Me kete rast shpreh nderimin tim per vepren dhe kontributin e Fatos Baxhakut si dhe ngushllimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermve te tij, i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. sb