AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 22:59

Bajern Mynih e nis keq, thyhet një tabu 43-vjeçare në sfidën e parë të Bundesligës

Bajern Mynih e nis keq, thyhet një tabu 43-vjeçare në

Bundesliga është hapur sot me një rezultat të papritur, pasi Bajern Mynih është ndalur në shtëpi vetëm në një barazim 2-2 përballë Hertës së Berlinit, edhe pse me Levandovskin në formë të shkëlqyer. Bavarezët e panë veten në disavantazh në shtëpi në ndeshjen e hapjes për here të parë pas 43 vitesh, por në fund ia dolën që të paktën të mos dilnin të mundur para tifozëve të tyre.

Goli i Levandovskit që u dha avantazhin vendasve la të mendohej se kjo mund të ishte një tjetër fitore e lehtë për skuadrën e Niko Kovaç. Por Ibisheviç dhe Grujiç gjen dy herë rrjetën brenda pak minutash në fundin e pjesës së parë duke përmbysur shifrat.

U desh një penallti e Levandovskit në fillimin e pjesës së dytë që Bajern Mynih të gjente barazinë dhe pavarësisht tentatiave të njëpasnjëshme, nuk ia doli të gjente më rrjetën në këtë duel duke u kënaqur me vetëm një pikë nga ndeshja e hapjes e kampionatit.