AKTUALITET, 11 Shkurt 2019, 18:23

Videoskandali seksual i policit, Petrit Vasili: Lleshaj, me siguri do të ketë dhënë dorëheqjen…

Videoskandali seksual i policit, Petrit Vasili: Lleshaj, me siguri do të

Pas publikimit të videoskandalit të bërë publik në media ditën e sotme nga Newsbomb.al, ku pretendohet se polici Berhan Bajrakurti, ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare, ka reaguar Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI, ka  kërkuar që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të japë dorëheqjen.

Reagimi i Vasilit:

“Pse e vonon doreheqjen Lleshaj??

Shiheni ne video se si i merr persiper vete pergjegjesite ministri i brendeshem Lleshaj.

Me siguri do ta kete dhene doreheqjen pas ngjarjes se fundit te turpshme te policise ne Malesine e Madhe.

Ja shiheni vete ç’ka thene i intervistuar nga Fevziu:

Sa kaq, edhe deputeti Endrit Braimllari, ka kërkuar po ashtu dorëheqjen e Lleshajt.

Postimi i Braimllarit:

Ku e ka degraduar Edi Rama policine e shtetit, njerez me rekorde kriminale, pedofil i emeron ne polici pasi i perdor per fushate elektorale. Ministri i Brendshem duhet urgjentisht te japi doreheqjen.

Vet ka deklaruar qe “Nese shikoni nje polic te dehur ai jam une”. Sot kemi pare nje polic qe ngacmon seksualisht nje te mitur dhe nje komisariat i tere nuk merr persiper denoncimin e familjes se vajzes.

Sot duhet te shkarkohet i gjithe komisariati dhe Ministri i Brendshem duhet te jape doreheqjen.