TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave të rënda se kreu i grupit parlamentar të PS ishte prezent në komisariatin e policisë së Krujës ndërkohë që nënoficer Emiliano Nuhiu po kërcënohej me armë sepse donte të arrestonte dajlin e deputetit socialist Rexhep Rahja, shpërthyen një bershëri alibish, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Së pari policia e shtetit tha se dy deputetën nuk kanë hyrë në komisariat në datën 21 korrik.
Pastaj doli vetë Taulant Balla i cili deklaroi se kjo qe një shpifje e ndyrë, se ai nuk kishte shkelur në Krujë në ato kohë dhe se ishte lehtësisht e provueshme se ai në tërë ato ditë ka qenë në takime publike në vende të tjera të cilat nuk i përcaktoi.
Por të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Opinion” Balla ndërhyri në transmetim dhe publikoi një foto se në ditën që ai akuzohej kishte qenë në Pogradec për peshkim.
Pra lëvizja nga versioni i se kishte qenë në takime publike kërciste pak, por nuk ishte tejet e rëndë. Si cdo kush edhe Taulant Balla mund të kryejë sportin paqësor të peshkimit.
Por në foton që nxori në Opinion, të marrë nga Instagrami kishte një problem. Aty dukej edhe numri i atyre që e kishin pëlqyer këtë passion të ballës, por nuk dukej data e postimit të saj (shiko videon poshtë).
Lapsi.al bëri një lundrim në instagramin e Ballës dhe aty data, që nuk mund të ndryshohet shikohet me lehtësi. Ai ka qenë për Pogradec për peshkim në 22 korrik dhe jo në datën për të cilën akuzohet se ndodhej në komisariatin e Krujës në 21 korrik (shih foton poshtë).
Kjo alibi e rreme ngre një pikpyetje: Pse duhet të nxirte balla në Opinion një foto të date tjetër? Pse pas kishte thënë fillimisht se ishte në takime publike, e ndryshoi versionin se ishte në një aktivitet qejfi privat dhe më pas gënjeu edhe për datën.
Natyrisht asnjë nga këto dredhi nuk provon automatikisht se Taulant Balla ka qenë në 21 korrik në komisariatin e Krujës bashkë me familjen Rahja për të mbrojtur djalit e kolegut të tij nga arrestimi.
Por fakti që ai ka dhënë deri më tani dy alibi të rreme e rëndon publikisht pozitën e tij. Sepse ai s ka qenë as në takim publik sic tha ne fillim dhe as për peshkim në datën 21 korrik.
Lapsi.al