AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 13:59

Intervista me ish-policin/ Çollaku: Më kërcënuan me vrasje

Intervista me ish-policin/ Çollaku: Më kërcënuan me vrasje

Pas publikimit të intervistës me ish-oficerin Emiljano Nuhu, gazetarit Basir Çollaku ka deklaruar se ka marrë kërcënime për jetën.

Përmes një postimi në “Facebook” gazetari Çollaku shpjegon se ka marrë kërcënime deri në vrasje, menjëherë sapo u publikua pjesa e parë e intervistës.

Postimi:

Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: “Do tju vrasim, do tju fshijmë."

Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire. TPZ.AL