AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 14:12

E vdekur në banesë, çfarë u gjet në trupin e 83-vjeçares

E vdekur në banesë, çfarë u gjet në trupin e

Të tjera detaje dalin në dritë nga vdekja e 83-vjeçares sot në Durrës. Floresha Shkurti është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 16, nga fqinjët e saj. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga këqyrja paraprake tek viktima, është vënë re një goditje në kokë.

Po ashtu në banesë janë gjetur edhe gjurmë pranë viktimës, e cila jetonte me nipin. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku do të merret në pyetje nëse ka dijeni për ngjarjen.

Më pas do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar hemorragji, apo nëse është shtyrë nga dikush tjetër qëllimisht. Fjalën e fundit për shkakun e vdekjes do ta përcaktojë ekspertiza./BW/