AKTUALITET, 11 Mars 2022, 21:35

Protestat kundër rritjes së çmimeve, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: S’janë partiake! Mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë

Protestat kundër rritjes së çmimeve, Kryemadhi i

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili protestat kundër rritjes së çmimeve nuk janë qytetare, por të nxitura politikisht nga opozita.

Ajo thekson se protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.

“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ia shkruan statuset e njëjta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar.

Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë”, deklaroi Kryemadhi.

Protestat kundër rritjes së çmimeve, Kryemadhi i

Më herët me anë të një reagimi në twitter, kreu i qeverisë akuzon opozitën për organizimin e protestave, si një përpjekje e ulët  për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. “Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim të rrëmujës”, thotë Rama.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.