AKTUALITET, 11 Mars 2022, 19:34

“Dilni nga makinat!”- Protestuesit bllokojnë ‘Rrugën e Durrësit’, policia në gatishmëri

“Dilni nga makinat!”- Protestuesit bllokojnë ‘Rrugën

Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në "Rrugën e Durrësit", ku nuk po lejohet qarkullimi i mjeteve.

Përballë numrit të shumtë të qytetarëve, policia ka krijuar një kordon dhe ndodhet ne gatishmëri për ndërhyrje në rast se situata tensionohet.

Ndërkohë protestuesit i kanë bërë thirrje shoferëve që të dalin nga makinat dhe t’i bashkohen protestës.

Qytetarët nga Kryeministria shkuan në qendër, më pas në rrugën e Durrësit dhe destinacion është kryqëzimi i Zogut të Zi.