TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që Shqipëria prej tre ditësh është ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve ka ardhur edhe një reagim nga presidenti Meta. Kreu i Shtetit ka adresuar nje mesazh, duke i bërë thirrje qeverisë që të adresojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve.
“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.
Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara” – thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës