TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetëra qytetare laçianë protestuan sot për disa minuta në qendër të qytetit të Laçit kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë, por edhe të karburantit.
Qytetarët protestuan në mënyrë paqësore duke bërë një parakalim në shëtitoren e qytetit e më pas ndaluan në kryqëzimin kryesor të qytetit duke bllokuar për disa minuta qarkullimin e automjeteve.
Gjatë protestës nuk u regjistruan probleme, efektivë policie shiheshin në distancë, por pa ndërhyrë për të shpërndarë turmën.