AKTUALITET, 11 Mars 2022, 19:50

Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”

Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet rrethrrotullimi i

Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në kryqëzimin e "Zogut të Zi", ku qytetarët kanë bllokuar këtë pikë kryesore të qarkullimit të mjeteve.

Qytetarët iu kanë bërë thirrje shoferëve që t'i fikin makinat dhe t'u bashkohen protestave.

Ndërkohë policia nga ana e saj ka paralajmëruar protestuesit, duke i thënë se bllokimi i rrugëve është vepër penale.