AKTUALITET, 11 Mars 2022, 18:47

Neritan Liçaj: Kur qeveria çartet, atëherë është qytetari që tregon forcën në shesh!

Neritan Liçaj: Kur qeveria çartet, atëherë

Aktori Neritan Liçaj, i pranishëm në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës, tha se kur qeveria çartet, atëherë është qytetari ai që tregon forcën në shesh.

“Pjesëmarrja në shesh është ajo që të garanton të drejtat. Institucionin e drejtësisë nuk e kemi, po u bëj një apel atyre që mos mbani bishtin e politikës dhe e dyta është qytetari në shesh, kur qeveria çartet, atëherë është qytetari ai që tregon forcën në shesh, me të gjitha mjetet demokratike të ligjshme.

Ka një problem more zotërinj me uniformën i jeni betuar Shqipërisë dhe jo kryeministrit.

Nesër do të dalim edhe ju në pension, siç do të dalim të gjithë, ejani të protestojmë të gjithë në shesh”, u shpreh Liçaj.

Neritan Liçaj: Kur qeveria çartet, atëherë