AKTUALITET, 11 Mars 2022, 18:49

Korçë/ Protestuan kundër rritjes së çmimeve, policia shoqëron shtatë persona që bllokuan rrugët

Korçë/ Protestuan kundër rritjes së çmimeve,

Pas protestave që u organizuan në Korçë gjatë paradites së sotme, mësohet se shtatë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia.

Protestuesit janë shoqëruar për shkak të bllokimit të rrugëve në qytet gjatë protestës të orës 13:00 ku qindra qytetarë korçarë kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Vijojnë ende shoqërimet dhe pritet që të rritet numri.