BOTA, 16 July 2026, 09:54

VIDEO/ Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në Kiev.

Pamjet e treguara nga mediat kombëtare ku treguan shefen e BE-së dhe delegacionin e saj duke u drejtuar në një zonë të sigurt në kryeqytetin ukrainas.

Von der Leyen mbërriti në Kiev të mërkurën për të njoftuar hapa të rinj që integrojnë industritë e mbrojtjes të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, duke thelluar partneritetin ushtarak afatgjatë të bllokut me Kievin, ndërsa Ukraina ecën përpara me përpjekjen e saj për t’u bashkuar me BE-në.

Ajo gjithashtu pranoi një çmim nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy.