TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania do të marrë pjesë në manovrat e para ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshëmve” për Ukrainën, grupit të vendeve të krijuar për të mbështetur Ukrainën, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Vendimi shihet si një ndryshim i papritur i qëndrimit të Berlinit.
“Gjermania do të marrë pjesë në këto manovra. Qeveria po shqyrton se në çfarë forme do të jetë kjo pjesëmarrje”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.
Ai shtoi se çështja do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Franko-Gjerman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, që do të zhvillohet të premten.
Vetëm një ditë më parë, burime qeveritare në Berlin kishin bërë të ditur se manovrat, të përshkruara si ushtrime tl vogla komandimi, do të zhvilloheshin pa pjesëmarrjen e Gjermanisë.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi këtë ndryshim të qëndrimit.
Koalicioni, i përbërë nga rreth 35 vende mbështetëse të Ukrainës, vendosi papritur në një takim të zhvilluar të hënën në Paris të organizojë manovrat e para të forcës shumëkombëshe për Ukrainën, sipas propozimit të Francës.
Ky koalicion synon të mbështesë Ukrainën në rast se arrihet një armëpushim me Rusinë.
Manovrat e para do të zhvillohen në Poloni, vend fqinj me Ukrainën.