BOTA, 15 July 2026, 17:42

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

keir starmer

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij politike.

Gjatë paraqitjes së tij të fundit në Sesionin e Pyetjeve të Kryeministrit, Starmer falënderoi deputeten laburiste Carolyn Harris për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij.

“Çdo kryeministër e di se, kur merr pishtarin, një ditë do t’ia dorëzojë dikujt tjetër. Ajo ditë ka ardhur për mua. Ky është fundi i udhëtimit tim politik,” u shpreh ai.

Starmer theksoi se e udhëhoqi Partinë Laburiste nga humbja historike në zgjedhjet e vitit 2019 drejt fitores historike në vitin 2024, ndërsa vlerësoi se pas dy vitesh në qeveri e lë vendin “në një gjendje më të mirë nga sa e gjeti”.

“Jam krenar për gjithçka që kemi arritur,” deklaroi ai, duke falënderuar ekipin e tij politik, deputetët laburistë dhe nëpunësit civilë për kontributin e tyre.

Në fund të fjalimit, Starmer premtoi mbështetje për qeverinë e ardhshme dhe përcolli një mesazh prekës për familjen e tij.

“Për të gjithë ata që kanë përfituar nga kjo qeveri dhe për ata që shpesh nuk dëgjohen, ju jeni arsyeja pse hyra në politikë. Gruaja dhe fëmijët e mi, ju dua. Mirupafshim,” përfundoi ai.