AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 22:10

Gladbach rikthehet në krye, Frankfurt “bie” në Borussia-Park

Gladbach rikthehet në krye, Frankfurt “bie” në

Borussia Moenchengladbach ringjitet në krye të Bundesligës në fund të javës së 9-të. Në Borussia-Park skuadra e trajnerit Rose pavarsisht se ka shumë mungesa mposhti pa shumë probleme rezultatin 4-2 Eintracht Frankfurt duke u ngjitur në kuotën 19 pikëve, një më shumë se Bayerni.

Thuram dhe Wendt i dhanë avantazhin e dyfishtë Borussias në pjesën e parë. Da Costa dhe Hinteregger me golat e tyre u përpoqën të rikthenin në ndeshje Frankfurtin por dy zviceranët Nico Elvedi dhe Denis Zakaria vulosën fitoren e Gladbach. Përfundoi ndërkohë në barazim pa gola sfida tjetër e së dielës ajo mes Wolsfsburg dhe Augsburg.