AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 23:05

Fund i lumtur për Lacion me Fiorentinën, përsëri pranë zonës "Champions"

Fund i lumtur për Lacion me Fiorentinën, përsëri pranë

Pas dy barazimeve radhazi, Lacio më në fund u kthehet fitoreve dhe e bën në një fushë shumë të vështirë siç është ajo e Fiorentinës. Skuadra e Thomas Strakoshës ka fituar sot me shifrat 2-1 në transfertë, duke u ngjitur në vendin e 6 në klasifikim dhe duke iu afruar përsëri në distancë të afërt zonës së Champions që është objektivi i klubit.

Korrea në minutën e 22-të u dha avantazhin bardhekaltërve, por pak minuta më vonë ishte Kieza pas asistit perfekt të Riberi që çoi shifrat në barazim duke mposhtur Strakoshën. Lacio u tregua më kërkuese në minutat e mbetura duke sulmuar furishëm e synuar të gjente rrjetën, ndërsa as vendasit nuk u tërhoqën në përpjekjet e tyre para portës së Strakoshës.

Në fund, ndeshjen e vendosi Imobile, i cili me një gol në minutën e 88-të i dha avantazhin skuadrës së tij. Avantazh që mund të thellohej nëse Kaisedo nuk do të kishte gabuar përballë Dragovskit një penallti të akorduar në shtesë për prekje topi me dorë. Gjithsesi, edhe rezultati 2-1 ndihmon Lacion e cila tani sheh veten vetëm 2 pikë larg Napolit të vendit të katërt, plotësisht në luftë për një vend në Ligën e Kampioneve.