AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 21:38

Albin Kurti takohet me kreun e opozitës, çfarë u diskutua në drekën prej tri orësh me Bashën

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe lideri i Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti, kanë drekuar së bashku sot.

Takimi mes tyre kanë zgjatur rreth tri orë, ndërsa biseda është përqëndruar tek sfidat e Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve ku tashmë ish opozita është mazhorancë.

Takimi me Bashën vjen pas takimit më herët me kryeministrin Rama, ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta.