TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sebastian Vettel ia ka dalë të fitojë edhe garën e Bahreinit. Gjermani i Ferrarit ka qëndruar brenda pritshmërive pasi është nisur nga vija e parë.
Për Vetel ka edhe një rekord. Ai regjistronte në Bahrein garën e 200-të personale duke u bërë piloti i 18-të që arrin këtë shifër.
Shoku i tij i skuadrës është tërhequr nga gara pas incidentit në bokse ku ai theu këmbën e një mekaniku, pasi u nis më shpejt se ç’duhej nga pit-stop.
Rrjedhimisht goma nuk u montua mirë dhe finlandezi u detyrua ta linte përgjysmë garën, pasi dëmtoi edhe mekanikun e skuadrës së tij.
Hamilton ngjitet në podium pasi u nis 9-ti dhe e përfundoi i 3-ti garën.
Vendi i dytë për Valteri Botas që arriti ta kryesonte garën për pak kohë kur Vettel u fut në bokse në xhiron e 19-të.
Pas kësaj gare kryeson Vettel me 50 pikë , ndjek Hamilton me 33 dhe vendin e tretë e mban Botas me 22 pikë.