TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akuzat ndaj Joaquin ‘El Chapo’ Guzman rriten dita ditës me detaje tronditëse. Se fundmi një dosje zbulon sesi ‘zoti i drogës’ kryente marrëdhënie seksuale me vajza 13-vjeçare pasi i drogonte, të cilat i cilësonte edhe si vitaminat e tij të jetës.
Detajet e reja dhe shqetësuese u bënë gjatë gjykimit të Guzmanit në Gjykatën Federale të SHBA në Bruklin, Nju Jork të premten. Dëshmitari, ish-sekretari i tij personal Alex Cifuentes Villa, tha se ndonjëherë e ndihmonte Guzmanin me vajzat duke vendosur një “substancë pluhur” në pijet e tyre, raporton 'New York Times'. Avokati i Guzman tha në një deklaratë se zoti i drogës mohoi akuzat, të cilat ai e quajti “jashtëzakonisht banale’”.
“Joaquin mohon akuzat,” tha avokati i tij, Eduardo Balarezo. Ai shtoi se pretendimet “nuk kanë ndonjë vërtetim dhe janë konsideruar shumë të dëmshme dhe jo të besueshme për t’u pranuar në gjykim”. Ish-sekretari i Guzman tha se vajzat e reja silleshin te lordi i drogës nëpërmjet një gruaje e cila njihej si ‘comadre Maria’.
Ajo ‘rregullisht’ i dërgonte atij foto të vajzave për t’i zgjedhur derisa të zgjedhurat e tij ajo do t’i dërgonte në shtëpinë e tij në mal për aktivitet seksual kundrejt një pagese prej 5.000 dollarëve. 61 vjeçari Guzman, po gjykohet që nga nëntori i kaluar, kur ishte ekstraduar në SHBA. Ai akuzohet për udhëheqje të kartelit të Sinaloas, që konsiderohet të jetë një nga organizatat më të fuqishme kriminale.