AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 15:18

(VIDEO) Sot iu ndalua hyrja në SHBA, çfarë thoshte Dako për refuzimin e vizës 9 muaj më parë

(VIDEO) Sot iu ndalua hyrja në SHBA, çfarë thoshte Dako

Sot, Zëri i Amerikës lajmëroi se Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA pasi është i përfshirë në raste madhore korrupsioni. Por, çfarë thoshte vetë Dako në tetor të vitit 2018 në emisionin “Opinion”.

“Kam shkuar me vajzën dhe gruan në ambasadë për të marrë vizën. Më pyetën te sporteli sa shtëpi ke, dy shtëpi i thashë. Sa makina ke, tre kam i thashë.  Refuzimi i vizës ishte i përkohshëm. Mund të aplikoni sërish, më njoftuan”, nga ambasada tregoi Dako.

Ai tha se më tej nuk kishte tentuar të aplikonte për vizë, pasi i druhej faktit që kjo histori mund të përdorej në media nga opozita.

Pse ndalohet hyrja zyrtarëve të lartë në SHBA?

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.