TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çështja e bashkimit me Kosovën ka ngjallur mjaft debate edhe në studion e Artur Zhejit, mes gazetares Sonila Meço dhe aktorit Laert Vasili.
Në emisionin “360 Gradë” në Ora News, Meço është shprehur se deri tani nuk është parë asnjë nismë konkrete për të unifikuar këtë frymë bashkimi.
“E di pse ekzistojnë barrierat burokratike doganore? Ti e di që sot politika është gjeo-ekonomi? Ty të krekoset edhe ai serbi i pafuqishëm në aftësinë për të thithur më shumë fonde në konferencën e Berlinit, jemi 5 milionë në dy shtete dhe funksionojmë në tregje të ndara, po ky pra është bashkimi. Nuk është t’i vendosësh gjoksin topin”, është shprehur gazetarja.
Vasili i cili nuk ka qenë dakord me fjalët e saj, i është kthyer duke i thënë se po shkaktonte të qeshura.
“Po shkakton të qeshura këtej këtej mbrapa. Po si do ti të bëhet?”, i është kthyer Laerti.
Pjesë nga debati:
Vasili- Po shkakton të qeshura këtej. Po si do ti të bëhet
Meco-Të hiqen doganat, me plan dhe strategji
Vasili-Duhet të hidhen ide për këtë bashkim, jo të thuhet kryeministrit pse nuk është bërë
Mecio-Ja po e bëjmë pra, po hedhim ide
Vasili-Je përballë një njeriu që të paktën në këto vite ia ka ngritur emrin Shqipërisë
Meco-Në 2013 kur Rama erdhi në pushtet pati një nismë që unë e kam përshëndetur, krijimi dhe mbledhja e përbashkët e projekteve mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të krijuar një hapësire mbarëshqiptarë, që sot ekziston por nuk funksionin. Më thuaj tani cili projekt mes dy vendeve është jetik?
Vasili-Kulturor e ke
Meco-Por jeni brenda një komuniteti shumë të ngushtë
Vasili-Këtu bën gabim, që kulturën dhe artin e thua të ngushtë. Bëre një akuzë që nuk është e drejtë…