AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 10:33

Studentët e Arkitekturës në protestë: Ja çfarë kërkojnë/ FOTO

Studentët e Inxhinierisë kanë bojkotuar mësimin dhe po firmosin peticionin kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të cilët janë vetëorganizuar dhe kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura

2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore

3.Bërjen e pagesës me këste

Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave.

Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!