TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën katër persona janë arrestuar sot nga policia e Kuçovës.
I riu 25-vjeç i identifikuar si Franko Brisku, është arrestuar për akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa tre personat e tjerë, Erion Kumria 29 vjeç, A.K 17 vjeç dhe 16-vjeçari Sh.P kanë rënë në prangat e policisë për “Heqjen e lirisë”.
Mësohet se Franko Brisku ka tentuar të vrasë me thikë 29-vjeçarin, Erion Kumria, ndërsa dyshohet se konflikti ka qenë një hakmarrje për kushëririn e tij.
Një muaj më parë Erion Kumria së bashku me personat e lartpërmendur kanë rrëmbyer 18-vjeçarin, E.B.
Erion Kumria, personi i plagosuri është në gjendje të rëndë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.