AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 11:24

Njihuni me shtatë vjeçarin që fiton 22 milionë dollarë prej videove në Youtube

Njihuni me shtatë vjeçarin që fiton 22 milionë
Një shtatë vjeçar, që vlerëson lodrat me anë të videove në Youtube, tashmë ka arritur fitimin rekord prej 22 milionë dollarëve. Kanali i djalit shtatë vjeçar Ryan, sipas Forbes, mban vendin e parë në 12 muajt e fundit.

Fitimet e shtatë vjeçarit, të cilat nuk përfshijnë taksat apo pagesat për agjentët dhe avokatët, janë dyfishuar në krahasim me vitin e shkuar.

I pyetur nga NBC, se përse fëmijët i shohin videot e tij, Ryan u përgjigj se ai është "argëtues dhe bën për të qeshur". Kanali i Youtube, i cili u hap në vitin 2015 nga prindërit e Ryan, ka marrë rreth 26 miliardë shikime dhe ka 17.3 milionë ndjekës. /TPZ.AL/