TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“3 persona të maskuar mu afruan dhe nisën të më godisnin në kokë. Dhe bërtisnin ‘lekët, lekët, lekët”. Kështu deklaron Eduard Alushi, tregtari që ra sot pre e grabitjes më armë në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga Alushi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 pranë Qytetit të Nxënësve. Teksa rrëfen minutat e tmerrit kur u përball me tre persona të maskuar, pronari i dyqanit pohon se ai ishte i pari që kishte hapur biznesin në treg.
“Kisha 5 minuta që kisha hapur dyqanin. Kur më thanë ‘lekët’, u thashë se ‘nuk kam’. Më morën 200 mijë lekë që kisha në sirtar për të kthyer kusur dhe 2 kuti me steka cigaresh, gjithsej 80. Më pas u larguan sërish në këmbë në brendësi të tregut. Pasi ikën ata kam shtypur alarmin dhe policia erdhi për 5 minuta”, tha Alushi.