AKTUALITET, 28 Prill 2019, 12:22

VIDEO/ Shtohet frika nga rritja e ekstremit të djathtë, Spanja voton sot për qeverinë e re

VIDEO/ Shtohet frika nga rritja e ekstremit të djathtë, Spanja voton


Ditën e sotme në Spanjë do të votohet për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e senatorëve të rinj.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00 të darkës.

Ndërkohë që sipas analistëve në Spanjë asnjëra prej forcave politike nuk mund të sigurojë votat e nevojshme për të qeverisur, pritet që të formohen koalicionet e nevojshme për t’ju dhënë spanjollëve qeverinë e re.

Të drejtën e votës e kanë 36.893.976 qytetarë për zgjedhjen e 350 deputetëve të rinj dhe 208 senatorëve.

Për të qenë pjesë e parlamentit në votime marrin pjesë parti tradicionale, socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, nacionalistët baskë e katalanas dhe ekstremi i djathtë që mund të bëhet pjesë për herë të parë e parlamentit spanjoll. Me votimin e sotëm spanjollët zgjedhin legjislaturën e 13 në 42 vite demokraci.

Votimet e fundit në Spanjë janë zhvilluar në 26 qershor të 2016.