AKTUALITET, 5 Qershor 2019, 12:15

Rama drejt fundosjes nga përgjimet e Bild, deputetët socialist kërcënojnë prokurorët

Rama drejt fundosjes nga përgjimet e Bild, deputetët socialist


Përgjimet e publikuara nga Bild kanë sjellë debat në Komisionin e Ligjeve, ku disa deputetë kanë kërkuar që të ketë një sqarim nga ana e Prokurorisë për materialet e publikuara nga media gjermane.

Një prej tyre që kërkoi sqarim nga ana e prokurorisë ishte dhe Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se kjo është një çështje me interes publik. Asnjë prej deputetëve socialist nuk mohoi përgjimet, po gjithë ideja e tyre qëndronte te sekreti hetimor.

“Prokuroria të dalë dhe të thojë se çfarë po ndodh me hetimet kur ka çështje me interes publik”, u shpreh Xhafaj, ndërkohë që Vasilika Hysi shkoi dhe më tej se kush nxjerr sekretet hetimore duhet të ndëshkohet sipas ligjit, duke kërcënuar në këtë mënyrë haptas prokurorët që merren me këtë çështje.