TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat dalin sot para trupit gjykues për rivlerësimin e masës së sigurisë. Para nisjes së seancës forca policie kanë rrethuar gjykatën, në kuadër të marrjes së masave të sigurisë.
Ndërkohë që 11 zyrtarë të tjerë janë ende në kërkim. Kujtojmë se milatantë të PD-së kanë protestuar para bashkisë për lirimin e tij duke e konsideruar këtë një vepër politike.
Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar, sikurse edhe 11 persona të tjerë në kërkim akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
*Në pamjet më poshtë momenti i mbërritjes së Frrokajt në gjykate