AKTUALITET, 19 Mars 2018, 08:11

FOTO/ Sateliti fotografon zonat e përmbytura në Shqipëri, aktivizohet procedura urgjente

IGJEUM ka nxjerrë pamjet e vëzhgimit satelitor të zonave të përmbytura në Shqipëri.Situata paraqitet e rëndë në zonën e Shkodrës. Kjo është e mundur vetëm pasi institucionet e një vendi, në rastin tonë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile aktivizojnë Procedurën Urgjente të vëzhgimeve satelitore për zonat e përmbytura. Kjo do të thotë që sateliti pozicionohet mbi zonën e përmbytur për aq kohë sa të mbarojë fotografimi i plotë. Harta e bashkuar e përmbytjeve është rikrijuar nga IGJEUM. ImageImageImageImageImage