AKTUALITET, 18 Mars 2018, 20:47

FOTO/ Dyshime se shorti i Champions League u manipulua

Tifozët kanë dyshime se shorti i çerekfinaleve të Champions League është trukuar. Kjo nuk është një teori konspirative e rrallë pasi nuk është hera e parë që ka dyshime të tilla. Shkak këtë herë është bërë një foto e publikuar nga UEFA, 24 orë përpara shortit. Në mënyrë të habitshme duelet e çerekfinaleve duken të vendosura në mënyrë simetrike në këtë foto të postuar që një ditë më parë.

The draw symmetry in the picture UEFA posted as their cover photo on Facebook, 2 days before the draw took place ???

Rastësi? Tifozët (më së shumti anglezët) thonë se është e çuditshme se si 3 skuadra spanjolle (nga 8 gjithsej) shmangën përballjet me njëra tjetrën ndërsa 2 anglezet (City dhe Liverpool) do të ndeshen në çerekfinale.