TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësi rus i tanishëm Vladimir Putin do të sigurojë një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale ruse, sipas rezultateve të pjesshme të bëra publike nga komisioni zgjedhor.
Me 31 përqind të votave të numëruara, kryesisht në pjesën lindore të vendit, Vladimir Putin udhëheq me 73 përqind të votave, shumë më tepër se shumica e thjeshtë që nevojitet për të shmangur balotazhin.
Rusët votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, me presidentin e tanishëm Vladimir Putin që parashikoi të mundte shtatë kandidatët e tjerë në garë për të siguruar një mandat të katërt gjashtëvjeçar në Kremlin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja ishte 51.9 për qind e gati 111 milionë rusëve.
Parregullsi ‘alarmuese’
Videot e publikuara së fundmi në mediat botërore kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin.
Në një qytezë në periferi të Moskës, Lyubersty, shihet një kuti e mbushur me vota të vendoset në dhomën e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve, shkruan Daily Mail.
Më vonë, një tjetër zyrtar vendos më shumë fletë votimi në një kuti, dhe të gjithë këto janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në një tjetër video nga qyteza e Dagestanit, një burrë shihet teksa mbush kutinë e votimit me fletë të plotësuara teksa një zyrtare femër e zgjedhjeve bën roje.
Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurtë për në mandatin e katërt në Kremlin.