AKTUALITET, 18 Mars 2018, 20:34

Aksident tragjik në Kukës, motori del nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident tragjik në Kukës, motori del nga rruga, një i vdekur dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit. Një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën 1 person ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan. Shkak aksidenti besohet të ketë qenë humbia e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.

Megjithatë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave.